Art&Argëtim

Fillimet e tij në Greqi, paragjykimet dhe përballja me racizmin, Claydee: Nuk duhet të harrojmë kurrë se nga vijmë

I rritur jashtë por nuk e ka harruar gjuhën shqipe dhe jep dhe një mesazh për të gjithë teksa thotë se kurrë nuk duhet të harrojmë se nga vijmë.

2 Korrik 2022, 09:26 Nga e.k

Fillimet e tij në Greqi, paragjykimet dhe përballja me racizmin,

TIRANË- Claydee këngëtari me origjinë shqiptare por i rritur në Greqi ka fituar zemrat e miliona fansave në mbarë botën me hitet e tij. Por si çdo njeri që e nis nga zero rrugëtimin e tij sidomos në një vend të huaj ka sfidat dhe vështirësitë e jetës janë më të mëdha.

I ftuar në emisionin “më lër të flas” në Top Channël Claydee ka folur për fillimet e veta si dhe për paragjykimet dhe racizmin me të cilin është përballur.

“Fillimi ka qenë i vështirë, si të gjithë njerëzit. Racizmi gjithmonë ekziston, por ka të bëjë shumë familja dhe e kupton shumë shpejt që të gjithë njerëzit janë njësoj dhe ke mundësi të tregosh kush je me punën tënde, me gjërat që bën dhe duhet të vlerësosh shpirtin e njerëzve. Në Greqi, në fillim ka qenë vështirë, por kur rezultatet dhe puna që dashuron dhe e bën me shumë pasion dhe krijon diçka të suksesshme, suksesin e duan të gjithë dhe aty mbaron racizmi, të gjithë të duan”, u shpreh ai.

I rritur jashtë por nuk e ka harruar gjuhën shqipe dhe jep dhe një mesazh për të gjithë teksa thotë se kurrë nuk duhet të harrojmë se nga vijmë.

“Dy vitet e fundit kam filluar të flas shqip, që kam filluar të vij dhe në Shqipëri, kam dhe disa shokë shqiptarë. Mundohem sepse është gjuha ime, është mirë të mos harrosh nga fillove. Nuk mund të kuptosh sa larg ke shkuar, nëse mohon vendin nga je”.

claydee

Sondazh

Poll