Sport

"Mbani Brojën në vendin e Lukakut"! Ish-mbrojtësi i Anglisë këshillon Tuchel: Do të shënonte shumë gola, mos shpenzoni kot

Ish-mbrojtësi i Chelsea-t, Liverpool dhe i Anglisë, Glen Johnson mendon se Chelsea nuk duhet të shqetësohet për të shpenzuar shumë për një tjetër sulmues, pasi ai mendon se skuadra londineze do të ishte më mirë t'i jepte Brojës një shans në ekip

2 Korrik 2022, 12:04 Nga DOSJA
"Mbani Brojën në vendin e Lukakut"! Ish-mbrojtësi i
Glen Johnson dhe Armando Broja

ANGLI- Ish-mbrojtësi i Chelsea-t, Liverpool dhe i Anglisë, Glen Johnson mendon se Chelsea nuk duhet të shqetësohet për të shpenzuar shumë për një tjetër sulmues, pasi ai mendon se skuadra londineze do të ishte më mirë t'i jepte Brojës një shans në ekip.

"Unë mendoj se Chelsea nuk do të shpenzojë para të frikshme, duke marrë parasysh se çfarë i ndodhi me rastin e Romelu Lukakut. Më mirë të gabojnë me një lojtar që e kanë, sesa me një tjetër që e blejnë me 80 milionë euro. Armando Broja është teknikisht i mirë para portës. Ka shënuar disa gola me Southampton, por sigurisht, Southampton nuk është Chelsea. Te Chelsea do të kishte më shumë mundësi për të shënuar dhe Broja është teknikisht mjaft i mirë për t’i shfrytëzuar dhe për të shënuar më tepër në sezonin e ardhshëm".

Broja pati një sezon të jashtëzakonshëm në huazim te Southampton sezonin e kaluar, duke shënuar nëntë gola në të gjitha kompeticionet. Johnson ka pranuar se sulmuesi shqiptar ka ende shumë për të dhënë, por ai pret që Broja ta gjejë golin më rregullisht nëse i jepet një ecuri në ekipin e parë të Chelsea-t.

E.Ç (Dosja.al)

glen johnson broja

Sondazh

Poll