Sport

"Po lodhesha kot", boksieri shqiptar tregon arsyet pse u tërhoq nga Lojërat Mesdhetare: Unë kisha...

Boksieri Alban Beqiri nuk arriti të fitonte medalje në Lojërat Mesdhetare "Oran 2022".

2 Korrik 2022, 11:56 Nga DOSJA
"Po lodhesha kot", boksieri shqiptar tregon arsyet pse u tërhoq
Alban Beqiri

TIRANË- Boksieri Alban Beqiri nuk arriti të fitonte medalje në Lojërat Mesdhetare "Oran 2022". Beqiri, i treti i botës në peshën deri në 69 kilogram, në prag të raundit të tretë, pasi ka përshëndetur publikun, është tërhequr nga vazhdimi i ndeshjes, që për shkak të abandonimit të tij ka shkuar në fitore për algjerianin Ait-Beka.

Beqiri ka treguar në rrjetet e tij sociale pse u tërhoq nga gara, duke u shprehur se arbitrimi ishte gjithmonë në favor të kundërshtarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Beqiri (@alban.beqiri.official)

POSTIMI I ALBAN BEQIRIT

“Vendosëm së bashku me ekipin që të tërhiqesha pas raundit të dytë për arsye të padrejtësisë që po bëhej në gjykimin e ndeshjes. Të ishte për mua personalisht, nuk doja të ndodhte kjo, pasi unë kur jam në ring, nuk e kam mendjen te gjykimi, por më vonë reflektova dhe kuptova që po lodhesha kot.

Ndeshja shkoi shumë mir siç mund ta shikoni deri në raundin e dytë dhe isha shumë para me goditjet, por pikët gjyqtarja ia jepte kundërshtarit duke qenë se gjyqtarët ishin afrikanë. Prandaj ne vendosëm që të mos ua jepnim atë kënaqësi që të merrnin një fitore të pamerituar dhe në mënyrë të shëmtuar. Kjo gjë ndodhi edhe me boksierë dhe sportistë të tjerë, jo vetëm me mua. Ishte një eveniment me qëllime të qarta për t’i nxjerrë fituese vendet e Afrikës.

E.Ç (Dosja.al)

alban beqiri

Sondazh

Poll