Sport

Sheiku Mansour zbarkon në Itali, Palermo kalon në pronësi të City Football Group. (Prioriteti i parë)

Kthyer në Serinë B, tre vjet pas verës së tmerrshme që kulmoi me përjashtimin nga futbolli profesionist dhe rifillimin në Serie D, Palermo është gati të riniset në rrugën e madhe në futbollin që ka rëndësi.

1 Korrik 2022, 17:48 Nga DOSJA
Sheiku Mansour zbarkon në Itali, Palermo kalon në pronësi të
City Football Group

ITALI- Kthyer në Serinë B, tre vjet pas verës së tmerrshme që kulmoi me përjashtimin nga futbolli profesionist dhe rifillimin në Serie D, Palermo është gati të riniset në rrugën e madhe në futbollin që ka rëndësi.

Objektivi është i qartë: pronësia e re e klubit do të drejtohet nga City Football Group, kompania që zotëron Manchester Cityn (por jo vetëm) dhe e cila është gati të rikthejë klubin në elitën e futbollit italian.City Football Group merr mbi 80% të klubit të Palermos për një shifër afërsisht 13 milionë euro, duke i lënë 20% në duart e Dario Mirrit, presidentit i cili mori drejtimin e skuadrës që në fillimet e klubit.

Ndër prioritetet e pronësisë së re është edhe ai i modernizimit të stadiumit që pret ndeshjet në shtëpi të Palermos, përkatësisht Renzo Barbera (kapaciteti 36,000 vende) për ta shndërruar atë në një burim ekonomik themelor për klubin.

E.Ç (Dosja.al)

palermo

Sondazh

Poll