Sport

Antonio Conte 'thyen tregun' për të ndërtuar një Tottenham të frikshëm…

Spurs, mbretërit e shpenzimeve për transferime këtë verë (98.7 milionë euro), kanë blerë Richarlison dhe Perisic për të formuar një sulm të frikshëm përkrah Kane, Son, Kulusevski...

2 Korrik 2022, 11:03 Nga DOSJA

Antonio Conte 'thyen tregun' për të ndërtuar një

ANGLI - Antonio Conte zbarkoi në nëntor 2021 në një Tottenham që ishte i nënti dhe ishte dy sezone jashtë Champions League. “Champions League të ndryshon jetën”, paralajmëroi trajneri italian, i cili me një rikthim të madh ia doli që Spurs të përfundojnë në vendin e katërt në Premier League dhe të kthehen në kompeticionin më të lartë kontinental.

Me arritjen e qëllimit, ish-trajneri i Interit u fokusua në merkato. “Ne duhet të përmirësojmë shumë skuadrën në aspektin cilësor dhe numerik”,- tha Conte. Dhe Daniel Levy (president ekzekutiv) dhe Fabio Paratici (drejtor i futbollit) kanë nisur punën për të nënshkruar me katër futbollistë në javët e para të merkatos. 

Tottenham ka marrë Richarlison (69.5 milion euro nga Everton), Yves Bissouma (29.2 nga Brighton), Ivan Perisic (i lirë nga Inter) dhe Fraser Forster (i lirë nga Southampton), duke shpenzuar 98.7 milionë pa u larguar korriku. Askush nuk ka shpenzuar më shumë në Europë apo në Premier Legue.

Tottenham e kishte një bazë të mirë mbrojtëse (Romero, Dier, Davies, Reguilón, Emerson...) dhe në mes (Hojbjerg, Bentancur, Skipp, Lo Celso). Tani, shtesat e verës kanë shtuar opsionet për një sulm ‘perandorak’. "Son është një nga lojtarët më të mirë që shkon në hapësirë ​​dhe Kane është një sulmues i jashtëzakonshëm që mund të luajë '9' dhe '10'. Ata janë një kërcënim në të gjithë fushën,"- thotë Conte. 

Të dy kanë mbretëruar në dy sezonet e fundit në Premierligës. Kane ishte golashënuesi më i mirë (23 gola) dhe asistuesi më i mirë (14) në sezonin 2020-21, ndërsa Son, së bashku me Salah (Liverpool), ishte golashënuesi më i mirë (23 gola) në 2021-22. 

Tani Kane dhe Son dihen të plotësuar. Nga ky treg kanë mbërritur Richarlison dhe Perisic. Sulmuesi brazilian po vjen nga një kurs i parregullt, për shkak të dëmtimeve të tij te Everton (10 gola në 30 ndeshje Premier). Por ai është një 'luftëtar', si edhe anësori kroat që përshtatet të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Dhe shifrat e tij në sezonin e fundit me Interin (ai shënoi 10 gola dhe dha 9 asistime në 48 ndeshje) flasin vetë. Gjithsesi, shikoni si duket Tottenham i sezonit të ardhshëm:

Antonio Conte 'thyen tregun' për të ndërtuar një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll