Sport

Salah rinovon deri në vitin 2025, Liverpool e kthen në më të paguarin në histori

Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë lojtar i Liverpool. Klubi anglez në fakt ka bërë të ditur se ka gjetur marrëveshjen me egjiptianin për zgjatjen e kontratës.

1 Korrik 2022, 17:57 Nga DOSJA

Salah rinovon deri në vitin 2025, Liverpool e kthen në më të

ANGLI- Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë lojtar i Liverpool. Klubi anglez në fakt ka bërë të ditur se ka gjetur marrëveshjen me egjiptianin për zgjatjen e kontratës.

30-vjeçari kishte edhe një vit me klubin anglez, teksa pas firmës së sotme do të qëndrojë në “Anfield” deri në verën e vitit 2025. Salah përfitonte 220 mijë paund në javë nga kontrata e vjetër, teksa pas firmës së sotme paga e tij ka shkuar në 350 mijë paund në javë!

Këtu është shënimi zyrtar: "Liverpool FC është i kënaqur të njoftojë se Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin. Sulmuesi, i cili është emëruar FëA Lojtari i Vitit dhe Lojtari i Vitit PFA për 2021-22, ka nënshkruar për klubin. Pas pesë vitesh me Liverpool, Salah tani do të vazhdojë qëndrimin në Anfield, të cilin deri më tani ka realizuar 156 gola në 254 paraqitje”.

E.Ç (Dosja.al)

salah liverpool

Sondazh

Poll