Sport

Lojërat Mesdhetare: Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet për në finalet e garës së 400 m, me rekord kombëtar

Në garën e 400 metrave për meshkuj, ai u rendit në vendin e dytë në baterinë e tij me kohën 46.26 sekonda, duke siguruar edhe një vend për finalen e kësaj gare, e cila do të zhvillohet nesër në orën 20:00

1 Korrik 2022, 20:24 Nga DOSJA

Lojërat Mesdhetare: Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet për

ALGJERI - Nëse paradite, xhudisti Erson Ramaj në kategorinë deri në 90 kg dhe Kristina Anxhara në disiplinën e qitjes me pushkë 10 m për femra, nuk arritën rezultatet e pritshme, 23-vjeçari shkodran Franko Burraj, solli entuziazën në kampin kuqezi të shqiptarve në Oran të Algjerisë, ku po zhvillohen Lojërat e 19-tas Mesdhetare.

Në garën e tij të preferuar të 400 metrave për meshkuj, ai u rendit në vendin e dytë në baterinë e tij me kohën 46.26 sekonda, duke siguruar edhe një vend për finalen e kësaj gare.

Me këtë rezultat të lartë, 46.26 sekonda, atleti shkodran Franko Burraj njëherësh përmirësoi dhe vendosi një rekord të ri kombëtar në garën e 400 metrave. Rekordi i mëparshëm i tij ishte 46.48 sekonda, vendosur më 11 qershor, në një event ndërkombëtar në Maltë.

Lojërat Mesdhetare: Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet për
Atleti shqiptar Franko Burraj para nisjes së garës së 400 m

Gara finale e 400 metrave për meshkuj, sipas planifikimit të organizatorëve, do të zhvillohet nesër në orën 20:00, ku midis finalistëve do të jetë edhe atleti shqiptar Franko Burraj, i cili me rezultatit e arritur, do të jetë një pretedent i fortë për një vend midis fituesve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll