Sport

Lojërat Mesdhetare: Sportistët shqiptarë në Oran, dështojnë në xhudo dhe qitje

Erson Ramaj në sportin e xhudos në kategorinë deri në 90 kg dhe Kristina Anxhara në disiplinën e qitjes me pushkë 10 m për femra, nuk arritën rezultatet e pritura prej tyre

1 Korrik 2022, 17:42 Nga DOSJA

Lojërat Mesdhetare: Sportistët shqiptarë në Oran,

ALGJERI - E premtja rezultoi një ditë e errët për sportin kuqezi në Lojërat mesdhetare Oran 2022 që po zhvillohen në Algjeri. Në këtë ditë garuan Erson Ramaj në sportin e xhudos në kategorinë deri në 90 kg dhe Kristina Anxhara në disiplinën e qitjes me pushkë 10 m për femra.

Në sportin e xhudos, Erson Ramaj u përball me italianin Gennaro Pirelli në duelin e raundit eliminator të 1/16 me sportistin shqiptar, që u  mund me ippon me rezultatin 10-0, duke i dhënë kështu fund aventurës së tij në Lojërat Mesdhetare.

Përsa i përket Kristina Anxharës, qitësja shqiptare dështoi në tentativën e saj për t’u kualifikuar në finale në garën e qitjes me pushkë 10 m për femra dhe u rendit në vendin e 23-të në kualifikueset e kësaj disipline, me 605 pikë të grumbulluara.

Lojërat Mesdhetare: Sportistët shqiptarë në Oran,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll