Politike

Shehaj më 7 Korrik në shesh: E bindur që do të ketë shumë protestues, do jemi të gjithë aty

1 Korrik 2022, 23:33 Nga F.M
Shehaj më 7 Korrik në shesh: E bindur që do të ketë
Briseida Shehaj

TIRANË- Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë Brisida Shehaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 Korrikut. Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everst Dedaj, Shehaj tha se ne duhet të mësojmë të protestojmë përtej politikës. Ajo u shpreh e bindur se do të ketë shumë pjesëmarrje.

Shehaj: Mendoj se të protestuari është civilizim e ne do të mësojmë të protestojmë përtej politikës. Njerëzit e kanë humbur shpresën dhe nuk dalin të protestojnë, por mua realisht më janë mbushur sytë me lot kur pashë fillimin e protestës që dolën për çmimet, që pati një masivitet të frikshëm. Shpresoj që mos të jetë shumë e largët koha që shqiptarët të mblidhen dhe të protestojnë pa i thërritur politika. Shpresoj që të ketë shumë pjesëmarrje dhe jam e bindur që do të ketë shumë pjesëmarrje më datë 7, 07 ora 19:00. Ne do të jemi të gjithë aty.

Marrë nga OraNews

brisedia shehaj protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll