Politike

Kreu i PS në Lushnje, Berisha: Baxhanaku i Begos me diplomë false, e ka marrë në Maqedoninë e Veriut

Sipas Berishës, Krakulli është baxhanaku i Begos e se emërimin e tij e ka paralajmëruar që më 13 qershor të vitit 2020. Në postim shkruhet se Krakulli ka një diplomë false për juridik.

1 Korrik 2022, 22:49 Nga F.M
Kreu i PS në Lushnje, Berisha: Baxhanaku i Begos me diplomë false, e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se personi që u vu sot në krye të degës së Partisë Socialiste në Lushnje, Ergest Krakulli është njeriu i Edmond Begos, i denoncuar në media si biznesmeni me lidhje të forta me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas Berishës, Krakulli është baxhanaku i Begos e se emërimin e tij e ka paralajmëruar që më 13 qershor të vitit 2020. Në postim shkruhet se Krakulli ka një diplomë false për juridik.

Postimi i Berishës:

Baxhanaku i Edmond Begos do te emrohet me ndihmen e Taulant Begos, Kryetar i PS ne Lushnje. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Mirembrema Doktorr ! Juroi të jeni mirë familjarishte. DOKTORR ditën e mërkur PS-ja në Lushnje do zhvilloj zgjedhjet pèr kreun e ri të ps-së.Ky është një procest i shitur dhe i manipoluar qe po bejne rilindasit. ESHTE VENDOSUR NGA TAULANT BALLA PER NE KRYE TE PS -se GEST KRAKULLI baxhanaku i EDMOND BEGES ANTARIT TE BANDES SE LUSHNJES Dhe miku i Taulantit. KY Gest Krakulli eshte me diplom falso e ka marr per juridik ne Maqedoni.

Partia Socialiste renditi sot 58 krerët e degëve të PS-së, pasi në tre të tjera do të ripërsëritet procesi. Krakulli është caktuar të bashkë drejtojë me  Merjeme Dervishin.

sali berisha edmond bego ergest krakulli merjeme dervishi

Sondazh

Poll