Sport

Audio-përgjimi i Pique me presidentin: “Dua të shoh tenis me Shakirën! Vendos një tjetër datë për kombëtaren”

“Nëse luhet në të njëjtën ditë edhe ndeshje e Spanjës atëherë do t’i prishim punë njëri-tjetrit. Nuk e di si është kalendari, por nëse e luajmë ndeshjen të dielën atëherë do të ishte një mrekulli”

1 Korrik 2022, 17:30 Nga DOSJA
Audio-përgjimi i Pique me presidentin: “Dua të shoh tenis me

SPANJE - Pas audio-përgjimit të Sergio Ramos me presidentin e Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, ku mbrojtësi i kërkonte një favor presidentit për ta ndihmuar të fitonte “Topin e Artë”, së fundmi në skenë ka dalë një tjetër audio-përgjim.

Këtë herë ai i takon Gerard Pique, i cili ashtu si edhe Ramos, flet me presidentin e Federatës Spanjolle, duke i kërkuar të përcaktojë një date, që i përshtatej mbrojtësit për ndeshjen e Spanjës ndaj Rumanisë në vitin 2019. E gjitha kjo sepse Pique kishte dëshirë të madhe për të ndjekur nga pranë një ndeshje tenisi të Kupës Davis, së bashku me të dashurën e tij në atë kohë, Shakira.

“Rubi duhet të flasim për një çështje shumë të rëndësishme, duhet t’i bëjmë një nder njëri-tjetrit. Po ta shpjegoj, shoh që më datë 18 nëntor, të hënën Spanja ka një ndeshje me Rumaninë. Por, në atë datë starton Davis Cup dhe Shakira është pjesë e ceremonisë hapëse. Do të bëhet një shfaqje e madhe, ndërsa pasdite do të ketë ndeshje.

Nëse luhet në të njëjtën ditë edhe ndeshje e Spanjës atëherë do t’i prishim punë njëri-tjetrit. Nuk e di si është kalendari, por nëse e luajmë ndeshjen të dielën atëherë do të ishte një mrekulli. Nëse nuk ke filluar të shesësh biletat atëherë le ta spostojmë ndeshjen e kombëtares".

Gjithsesi, presidenti Rubiales nuk e zhvendosi datën e ndeshjes së kombëtares, një sfidë në të cilën Pique nuk u paraqit ndërsa ‘Furia Roya’ mposhti me rezultatin 5-0 Rumaninë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll