Aktualitet

U përmend në dosjen e celulës së spiunazhit, Qyno poston foto krah Ferrës: Ka bërë operacion në zemër, u hetua e është i lirë

Gazetari shton se Ferra nuk është marrë asnjëherë në pyetje për histori spiunazhi, është hetuar në distancë dhe sot është qytetar i lirë e nuk është marrë i pandehur për asnjë lloj akuze.

1 Korrik 2022, 17:00 Nga F.M
U përmend në dosjen e celulës së spiunazhit, Qyno poston
Makism Ferra dhe Elton Qyno

TIRANË- Maksim Ferra, drejtuesi i organizatës “Unioni Stop Krimit” që përmendet në dosjen e celulës së spiunazhit që po ndiqet nga SHISH dhe SPAK ka patur pasoja për shëndetin, pikërisht pas nisjes së hetimeve. Gazetari Elton Qyno ka publikuar një foto me Ferrën dhe krah postimit shkruan se Ferra i është nënshtruar edhe një operacioni në zemër pas ‘ndjekjes’ që i është bërë nga institucionet. Kjo gjë provohet përmes një tjetër fotoje tëp ublikuar nga Qyno. Gazetari shton se Ferra nuk është marrë asnjëherë në pyetje për histori spiunazhi, është hetuar në distancë dhe sot është qytetar i lirë e nuk është marrë i pandehur për asnjë lloj akuze.

Postimi i plotë:

Pas nxjeres se sekreteve te SHISH dhe SPAK,sot nje takim me "agjentit" e regjur te sherbimeve te huaja ne Tirane. Maksim Ferra, eshte njeriu qe drejton organizaten "Unioni Stop Krimit" prej disa vitesh. Ne fakt cfare thuhet ne dosje per te eshte qesharake.Pasi ato veprime qe kryen Maksi dhe qe jane mbajtur shenim nga SHISH e antiterori jane pjese e punes se perditshme te Maksit. Maksim Ferra nuk eshte person i pandehur dhe as person nen hetim sic e kane raportuar disa media. Maksim Ferra, madje nuk eshte mare asnjehere ne pyetje per kete histori spiunazhi. Por thjesht ka qene i selektuar nga SPAK dhe SHISH per tu verifikuar dhe mbajtur ne mbikqyrje per nje periudhe kohe. Mbase dhe ky takim qe une kam zhvilluar me Maksin do jete monitoruar ne distance nga SHISH apo SPAK, por kjo nuk na ben ne te dyve pjese e sherbimeve inteligjente te huaja. Skemi cfare ti tregojme te huajve, ata i dine te gjitha sekretet tona. Ne raport me te huajt, ne nuk dime asgje per institucionet tona. Ata dine me shume se ne. Madje Maksim Ferra, per shkak te kesaj ndjekje qe i ishte bere e ka pesuar dhe ne shendetin e tij, pasi i eshte nenshtruar nje operacioni ne zemer. Maksim Ferra sot eshte shendoshe e mire dhe askush nuk e ka arrestuar dhe mare te pandehur, perkundrazi vijon te drejtoje organizaten e tij te ligjeruar dhe nga Gjykata e Tiranes, ku nje filial i saj eshte dhe ne Athine.

U përmend në dosjen e celulës së spiunazhit, Qyno poston
Postimi i Elton Qynos

Hetimet për celulën e spiunazhit që po ndiqen nga SHISH dhe SPAK. hetimi i nisur ngë janar 2021 bën fjalë për rastin e evidentuar në raportin vjetor të shërbimit sekret, ku vende jo mike kanë tentuar të marrin informacione konfidenciale nga shtetas shqiptarë. Në mbikqyrje janë vënë 5 persona, si Frederik Ymeri, Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra. Që prej janarit 2021 e deri më sot këta persona janë në ndjekje të këtyre institucioneve, ndërsa hetimi i dosjes me Nr.3, është mbajtur sekret nga SPAK dhe SHISH.

elton qyno maksim ferra celula e spiunazhit ne tirane

Sondazh

Poll