Politike

Akuzat e PD-së, Kuvendi vendos sot për 'fatin' e Olta Xhaçkës

Kjo është mbledhja e dytë e Këshillit, pasi mocionit të bërë nga Partia Demokratike, se bashkëshorti i Olta Xhaçkës, ka përfituar statusin e investitorit strategjik në kundërshtim me ligjin.

1 Korrik 2022, 12:03 Nga I.A
Akuzat e PD-së, Kuvendi vendos sot për 'fatin' e Olta
Komisioni

TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar mandatin e deputetes dhe ministres Olta Xhaçka, pasi Partia Demokratike e akuzon për konlfikt interesi duke qenë se bashkëshorti i saj Artan Gaçi po ndërton një resort në Jug të vendit përmes një kompanie të tretë.

Kjo është mbledhja e dytë e Këshillit, pasi mocionit të bërë nga Partia Demokratike. Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

olta xhaçka lindita nikolla

Sondazh

Poll