Politike

"Samiti i NATO-s", PD përshëndet vendimet, Bumçi: Sot jemi një aleancë më e bashkuar dhe më e fortë

Me anë të një njoftimi, PD-ja ka deklaruar se përshëndet zgjerimin e Aleancës dhe se tani jemi një aleancë më e fortë dhe e bashkuar.

30 Qershor 2022, 15:15 Nga I.A,F.M

"Samiti i NATO-s", PD përshëndet vendimet, Bumçi: Sot

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me marrëveshjen tripalëshe mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin e dy vende në NATO. Me anë të një njoftimi, PD-ja ka deklaruar se përshëndet zgjerimin e Aleancës dhe se tani jemi një aleancë më e fortë dhe e bashkuar.

Njoftimi i PD-së:

Partia Demokratike përshëndet firmosjen e marrëveshjes tripalëshe mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, që i hap rrugë antarësimit të dy vendeve nordike në NATO. Me krenarinë dhe përgjegjësinë e qeverisjes që kurorëzoi anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e mbrojtjes kolektive më të sukseshme të globit, Partia Demokratike përshëndet zgjerimin e Aleancës drejt këtyre vendeve mike e demokratike, të rreshtuara qartë në anën e drejtë të historisë. Fakti që Stokholmi dhe Helsinki i japin fund asnjanësisë së gjatë, është dëshmi e qartë se, pushtimi rus i Ukrainës është një kërcënim alarmues për të gjithë Europën dhe botën.

Si vend i Ballkanit, ku interesat dhe ndikimi rus janë rrezikshëm të pranishëm, Shqipëria duhet të jetë edhe më shumë e vëmendshme ndaj zhvillime të tilla. Duke përshëndetur vendimin historik për zgjerimin dhe forcimin e NATO-s, dhe si vend anëtar, u urojmë mirëseardhjen Suedisë dhe Finlandës. Partia Demokratike mbetet mbrojtëse e palëkundur e arkitekturës së sigurisë euro-atlantike dhe e vlerave të saj të patjetërsueshme.

partia demokratike nato

Sondazh

Poll