Politike

DEBAT në Kuvend/ Ibrahimaj: Kemi rritur ekonominë. Sula: Gënjeni në dritën e diellit

Gjatë fjalës në Kuvend, Ibrahimaj tha se rritja ekonomike në vend ka ardhur si pasojë e politikave të qeverisë, ndërkohë që Sula u shpreh se ministrja po gënjen në dritën e diellit. 

30 Qershor 2022, 15:08 Nga I.A,F.M
DEBAT në Kuvend/ Ibrahimaj: Kemi rritur ekonominë. Sula: Gënjeni
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka debatuar me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në lidhje me rritjen ekonomike të vendit. Gjatë fjalës në Kuvend, Ibrahimaj tha se rritja ekonomike në vend ka ardhur si pasojë e politikave të qeverisë, ndërkohë që Sula u shpreh se ministrja po gënjen në dritën e diellit. 

Delina Ibrahimaj: Do vazhdoni të dilni me ton populist dhe pa thelb. Vazhdoni të mos i dëgjoni propozimet tona. Rritja ekonomike nuk vjen vetë, vjen si pasojë e politikave. Mund të përmend shifra për Shqipërinë dhe rajonin. Kuptoni shifrat dhe i analizoni. Nuk doni që të kuptoni se mbështetja e qeverisë për këtë krizë është 44 mld lekë. Rezultatet tregohen më shifra. Populli bindet me akte. Braçe e përmendi fare mirë për të përballuar krizën, asgjë.

Dashnor Sula: Ministrja mu referua që gënjeva. O gënjen ministrja, o Banka Botërore. Po gënjeni në dritën e diellit, e nuk iu bën syri tërr.

Delina Ibrahimaj: I sugjeroj që të merret me çështjen që i përkasin. Reduktimet e normave të TVSH nuk kanë pasur efekt në çmim. Ndërhymë në subvencion. Ne dhamë edhe ndihmë për rritjen ekonomike. Politika ka qenë.

dashnor sula delina ibrahimaj seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll