Politike

VD-Salianji: Rama dhe Braçe kanë shqetësim të madh, iu kanë humbur lopët

Me ironi, Salianji deklaroi se shqetësimi më i madh që ka kryeministri Edi Rama dhe deputeti Erion Braçe është ulja e numrit të lopëve

30 Qershor 2022, 14:47 Nga A.B
VD-Salianji: Rama dhe Braçe kanë shqetësim të madh, iu
Ervin Salianji

TIRANË- Ulja e numrit të lopëve është përmendur nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë seancës së sotme plenare. Me ironi ai deklaroi se shqetësimi më i madh që ka kryeministri Edi Rama dhe deputeti Erion Braçe është ulja e numrit të lopëve dhe jo largimi i qytetarëve nga vendi. 

“Për të kuptuar se cili është realiteti, shikoni për çfarë bëhet diskutimi në publik, ka nisur një diskutim mes kryeministri ministres e deputetit se iu kanë humbur lopët. Këtu kanë ikur 500 mijë njerëz. Këta bëjnë sikur nuk shohin dhe shqetësimi më i madh qenka se ka rënë numri i lopëve”, tha Salianji.

ervin salianji seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll