Bota

Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë protokollin të martën

Por ai thekson se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë. Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s.

30 Qershor 2022, 14:06 Nga d.a.
Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë protokollin
Jens Stoltenberg

SPANJË- Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre të pranimit për t'u bashkuar me NATO-n të martën, thotë Stoltenberg.

Por ai thekson se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë. Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s.

"Ju gjithmonë do të gjeni dallime dhe për mua kjo nuk është një dobësi ne jemi kombe demokratike."- tha Stoltenberg kur u pyet nëse aleanca do të luftojë për të mbajtur unitetin me kaq shumë anëtarë të ndryshëm.

Dhe ai thotë se është e rëndësishme që anëtarët të "bashkohen rreth çështjeve thelbësore".

jens stoltenberg samiti i nato-s

Sondazh

Poll