Bota

Truss: Fitorja e Rusisë do të shkaktonte pasiguri në të gjithë Europën

1 miliard £ (paund) që Mbretëria e Bashkuar i ka premtuar Ukrainës do t'i mundësojë asaj të ketë sukses në misionin e saj për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Ukrainë, por gjithashtu edhe të mbrojë gjithë Europën.

30 Qershor 2022, 13:14 Nga j.c
Truss: Fitorja e Rusisë do të shkaktonte pasiguri në të
Liz Truss

MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se ndihma ushtarake shtesë prej 1 miliard £ (paund) që Mbretëria e Bashkuar i ka premtuar Ukrainës do t'i mundësojë asaj të ketë sukses në misionin e saj për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Ukrainë, por gjithashtu edhe të mbrojë gjithë Europën.

"Ata nuk po luftojnë vetëm për veten e tyre, ata po luftojnë për të gjithë ne, sepse ne e dimë se nëse rusët do të ishin të suksesshëm, kjo do të sillte pasiguri të patregueshme në të gjithë kontinentin evropian dhe në botë,"-tha ajo.

Sipas BBC, gjatë intervistës Truss tha gjithashtu se kontributi i Mbretërisë së Bashkuar është të ndihmojë kombin të fillojë ekonominë e tij dhe të rindërtohet.

"Nuk është një çek bosh dhe ne po ofrojmë shuma specifike financimi... ne kemi qenë shumë të qartë me ta që nuk do t'i lëmë të zhgënjehen. Ne do të vazhdojmë të mbështesim në afat të gjatë në çdo mënyrë që të mundemi, në një mënyrë që mund ta përballojmë si MB,"-tha ajo.

liz truss lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll