Bota

Forcat ukrainase: Kemi vrarë rreth 36 mijë rusë që nga fillimi i luftës

Gjithashtu Ukraina tha se 341 fëmijë janë vrarë dhe 631 janë plagosur që nga fillimi i luftës. 

30 Qershor 2022, 13:40 Nga j.c
Forcat ukrainase: Kemi vrarë rreth 36 mijë rusë që nga
Foto ilustruese

UKRAINË- Rreth 35,600 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Kievit. Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tha se kanë rrëzuar gjithashtu 185 helikopterë dhe 641 dronë.

Sipas La Republica, për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,573 tanke ruse, 790 sisteme artilerie, 3,726 automjete të blinduara, 14 anije dhe 143 raketa. Gjithashtu Ukraina tha se 341 fëmijë janë vrarë dhe 631 janë plagosur që nga fillimi i luftës. 

Forcat ukrainase: Kemi vrarë rreth 36 mijë rusë që nga

Lufta në ukrainë futet sot në ditën e 127-të. Sulmet ruse janë çdo ditë në progres, ato shkaktojnë dhjetëra të vdekur ndërkohë që udhëheqësit e NATO-s e kanë e përshkruar Moskën si "kërcënimin të drejtpërdrejtë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll