Bota

Mali i Zi arrin marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, Abazoviç: Rrugë përparimi për rajonin

Ai në një konferencë të përbashkët për shtyp tha se ka pasur rastin e lumtur të takohet me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç për të tretën herë.

30 Qershor 2022, 13:24 Nga d.a.
Mali i Zi arrin marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe,
Abazoviç dhe Patriarku Porfitije

SERBI- Patriarku serb Porfir njoftoi se është arritur një marrëveshje në parim për Marrëveshjen Themelore ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Ai në një konferencë të përbashkët për shtyp tha se ka pasur rastin e lumtur të takohet me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç për të tretën herë.

Si herët e kaluara, përveç diskutimit të temave të përgjithshme dhe disa të përditshme, kemi diskutuar edhe për Marrëveshjen Themelore, duke u nisur nga fakti se kisha është e ndarë nga shteti dhe se kisha jonë kudo që ka juridiksion respekton çdo shtet dhe ligjet e saj, konkluduam se është e rëndësishme që marrëdhënia mes kishës dhe shtetit të rregullohet me kontratë, siç është rasti me të gjitha bashkësitë fetare”, theksoi Porfirije pas takimit me Abazoviç.

I jam mirënjohës të gjithëve që morën pjesë në hartimin e kontratës, si nga Qeveria e kaluar ashtu edhe nga të gjitha qeveritë e mëparshme që nga viti 2012. Të gjithë kanë lënë gjurmë. I jam mirënjohës edhe kryeministrit Abazovic dhe bashkëpunëtorëve të tij nga Qeveria, të cilët bënë përpjekje për të arritur një marrëveshje dhe, në dashtë Zoti, për ta nënshkruar atë marrëveshje. Ndjej se unë që kam kontribuar më së paku, e kam marrë atë gëzim dhe mundësinë që të jem një nga nënshkruesit e Marrëveshjes Themelore në Mal të Zi në emër të Kishës sonë”, tha Porfirije.

Ndërkohë Abazoviç tha se takimi ishte shumë konstruktiv dhe shprehu dëshirën që kjo çështje të përfundojë në mënyrën më të mirë.

"Ne kemi shkëmbyer mendime jo vetëm për temat aktuale. Të gjithë duhet të shkojmë me mesazhe paqeje dhe kjo është rruga e përparimit për të gjithë rajonin. Kemi përfunduar procedurat në nivel të grupeve të punës për Marrëveshjen Themelore. Pres që, nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, së shpejti çështja të futet në rend dite, në një mënyrë që të tregojë respekt për Kishën Ortodokse Serbe, por edhe për shtetin e Malit të Zi, i cili është laik”, tha Abazoviç.

Abazoviç është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Serbi në tentativë për të vendosur marrëdhënie dypalëshe pas disa përplasjeve dhe debateve në distancë. Ditën e djeshme ai u prit nga homologia serbe Ana Brnabiç dhe më pas zhvilloi një takim me presidentin serb ku të dy shprehën angazhimin për të krijuar marrëdhënie ekonomike dhe politike për të vendosur një rend të ri në rajon.

dritan abazoviç ne serbi patriarku serb porfir

Sondazh

Poll