Bota

Mbretëria e Bashkuar premton një 1 miliard paund shtesë në mbështetje ushtarake në Ukrainë

Kryemiistri Boris Johnson tha se shpenzimet britanike po "transformonin mbrojtjen e Ukrainës".

30 Qershor 2022, 13:43 Nga j.c

Mbretëria e Bashkuar premton një 1 miliard paund shtesë në

MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard paund për Ukrainën, një gati dyfishim në mbështetjen e saj për luftën kundër pushtimit rus.

Sipas BBC, financimi i ri e çon ndihmën ushtarake të dhënë në 2.3 miliardë paund ku Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar 1.5 miliardë paund në mbështetje humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.

Kryemiistri Boris Johnson tha se shpenzimet britanike po "transformonin mbrojtjen e Ukrainës". Premtimi erdhi pasi presidenti Zelenskyy u kërkoi udhëheqësve të NATO-s të bëjnë më shumë për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Zelensky u tha udhëheqësve të NATO-s se kostoja mujore e mbrojtjes për Ukrainën ishte rreth 5 miliardë dollarë (4.12 miliardë paund). Mbretëria e Bashkuar është e dyta pas SHBA-së për sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën. SHBA miratoi së fundmi një paketë mbështetjeje prej 40 miliardë dollarësh (33 miliardë paund).

mbreteria e bashkuar lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll