Bota

Stoltenberg: Rusia vazhdon të kërkojë përfitime politike dhe ushtarake

Ai tha se gjatë takimit të liderëve të NATO-s janë marrë vendime "të gjera", me marrëveshje për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me aleancën.

30 Qershor 2022, 13:17 Nga d.a.
Stoltenberg: Rusia vazhdon të kërkojë përfitime politike dhe
Jens Stoltenberg

SPANJË- Në këto orë të fundit të samitit të NATO-s në Madrid, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, është duke mbajtur një konferencë për shtyp për gazetarët.

Ai tha se gjatë takimit të liderëve të NATO-s janë marrë vendime "të gjera", me marrëveshje për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me aleancën.

Rusia vazhdon të kërkojë përfitime politike, ushtarake dhe ekonomike. Ndikimi i krizës ushqimore është "i rëndë", duke përfshirë disa nga njerëzit më të cenueshëm në botë, tha ai.

"Ndikimi i krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta në të gjithë botën është i rëndë, me shumë vende që varen nga Ukraina për importet e grurit,"- tha ai.

Udhëheqësit e NATO-s trajtuan gjithashtu krizën globale të ushqimit "e cila është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit rus të Ukrainës", shtoi ai.

Ai thotë se aleatët e NATO-s diskutuan përpjekjet për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina nga toka dhe deti.

jens stoltenberg samiti i nato-s

Sondazh

Poll