Sport

Berlusconi nuk i ndahet lojtarëve të Inter, Monza firmos me një tjetër futbollist; zbulohet objektivi i madh

Monza po e përballon me entuziazëm dhe ambicie të mëdha pjesëmarrjen e saj të parë historike në Serie A.

29 Qershor 2022, 22:13 Nga DOSJA

Berlusconi nuk i ndahet lojtarëve të Inter, Monza firmos me një

ITALI- Monza po e përballon me entuziazëm dhe ambicie të mëdha pjesëmarrjen e saj të parë historike në Serie A. Skuadra që zotërohet nga Silvio Berlusconi po bën një mini-revolucion, sepse pas Ranocchia-s dhe Cragno-s klubi do të përforcohet në të gjitha repartet. Monza ka hedhur sërish sytë nga lojtarët e Inter dhe tashmë pretendon shërbimet e një lojtari me tipare offensive si Stefano Sensi.

Mesfushori është jashtë planeve të trajnerit Simone Inzaghi dhe në janar u huazua te Sampdoria, ndërsa në sezonin e ri, sërish nëpërmjet formulës së huazimit pritet të luajë me Monzën. Sipas Sky, 26-vjeçari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në klubin e Monzës dhe në vijim pritet të kryhen edhe vizitat mjekësore.

Klubi është fokusuar gjithashtu edhe te Candreva, ish-lojtari i Interit që sezonet e fundit ka qenë pjesë e Sampdorias, pa harruar Andrea Pinamontin që është kthyer në objektivin e madh të klubit nga Brianza, por pa 20 milionë euro, Inter nuk e lëshon.

E.Ç (Dosja.al)

monza sensi inter

Sondazh

Poll