Sport

Nis zyrtarisht aventura e dytë e Lukakut te Inter, numri që do të mbajë veshur në fanellë

Te Inter nis zyrtarisht aventura e dytë e Romelu Lukakut me skuadrën zikaltër, i cili u rikthye në Milano 321 ditë pas largimit për të shkuar te Chelsea

29 Qershor 2022, 21:55 Nga DOSJA

Nis zyrtarisht aventura e dytë e Lukakut te Inter, numri që do të

ITALI- Te Inter nis zyrtarisht aventura e dytë e Romelu Lukakut me skuadrën zikaltër, i cili u rikthye në Milano 321 ditë pas largimit për të shkuar te Chelsea. Sulmuesi belg ka dhënë një intervistë për televizionin zyrtar të klubit. Në fjalët e tij të para si lojtari më i ri i italianëve, sulmuesi premton se do të shënojë shumë gola.

"U riktheva dhe në fakt jam shumë i lumtur të jem sërish këtu. I falenderoj të gjithë për besimin, unë ju premtoj se do të realizoj shumë gola. Faleminderit që më mirëprisni sërish këtu dhe Forza Inter", thekson Lukaku. Për të rikthyer sërish Lukakun në Milano, Inter shpenzoi tetë milionë euro teksa 29-vjeçari vjen falë formulës së huazimit.

Ajo që të gjithë prisnin me padurim të dinin ishte numri që do të mbante në fanellë belgu, me tifozët, por edhe mediat që mendonin se do të ishte numri 9, për t’ia marrë Edin Dzekos që pritet të largohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inter (@inter)

E.Ç (Dosja.al)

lukaku

Sondazh

Poll