Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Beratit dhe Fierit në protestë: Nëse doni na hiqni licensat!

Avokatët e Fierit dhe të Beratit, iu janë bashkuar vendimit të marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë për “bojkot total pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore dhe bojkot masave të sigurimit me afat 10 ditor'.

30 Qershor 2022, 09:36 Nga A.B
Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Beratit dhe Fierit në
Avokatet

TIRANË- Avokatët e Fierit dhe të Beratit kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë, duke kundërshtuar në këtë formë hartën e re gjyqësore. Ata iu janë bashkuar vendimit të marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë për “bojkot total pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore dhe bojkot masave të sigurimit me afat 10 ditor'. Avokatët, që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se, vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët.

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Fierit është shprehur se është kundër një vendimi të tillë, pasi nuk ëstë normale që familjet e avokatëve të mbesin pa të ardhura si pasojë e këtij vendimi. Ata kanë dalë me një deklaratë ku bëjnë të ditur se do të mblidhen ditën e premte aty ku do të vendoset se nëse do të rikthehen në punë apo do të vijojnë bojkotin. 

REAGIMI I FIERIT:

Dje Keshilli Pergjithshem i DHASH, pjese e te cilit jam edhe une, vendosi bojkot te te gjitha proceseve gjyqesore PA AFAT; bojkot te masave te sigurimit personal per 10 dite duke filluar nga sot ! Personalisht isha kunder ketij vendimi dje, sot e ne vazhdim sepse :

– votimi u be per inat te sime vjehrre shkoj me mullixhiun;– votim interesash, u perkrah sot, me jepni voten “mua” neser kur t’me duhet per endrrat e mia. – te drejte vote kishin 91 avokat nga te cilet te pranishem ishin 72, quroumi u plotesua por ne sallë kishte avokat që gjithe vitin rrijne ne shkallet e gjykatave e pelerinen e veshin 3-4 here ne vit, keta smund te vendosin per mua e shume te tjere qe avokatine e kemi jo vetem profesion por edhe biznes prej te cilit mbajme familjet; – ne salle u mbajten fjalime te tipit “shpetojme Shqiperine dhe Demokracine”, mua e shume te tjere sna ka votuar njeri te kemi kete funksion; – une smund te pranoj qe 100 familje avokatesh ne Fier te rrijne pa buke sepse ka halucinacione dikush ne Lezhe, Bulqize apo Gjirokaster dhe i duket vetja si Che Guevara;

– Harta gjyqesore ka nje mije probleme por ne fund te fundit ky shtet ka organe te votuara per te permiresuar ate; Me cilesine e Kryetarit te Dhomes Fier, te Premten do mbledhë Dhomën dhe nese ata votojne per PUNË, ne do kthehemi ne PUNË; Komisioni Disiplines pran DHASH le te na heq licensat te 100 apo 160 avokateve qe jane pjese e Dhomes Fier.

Çfarë po ndodh pas miratimit të Hartës së re Gjyqësore?

Ditën e djeshme, Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur të bojkotojë pa afat të gjitha seancat e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative. Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

harta e re gjyqesor fier berat

Sondazh

Poll