Aktualitet

Dhunoi partneren dhe djalin e saj të mitur, arrestohet 49-vjeçari në Gjirokastër

Personi me inicialet K.R, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur.

30 Qershor 2022, 09:30 Nga A.B
Dhunoi partneren dhe djalin e saj të mitur, arrestohet 49-vjeçari
Policia e Gjirokastres

GJIROKASTËR- Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia e shtetit. Personi me inicialet K.R, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur. Ai do të akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesën e tij, në lagjen “Punëtori”, Gjirokastër, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur. Materialet në ngarkim të shtetasit K. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

arrestim ne gjirokaste gjirokaster

Sondazh

Poll