Sport

Arrestohen autorët e dyshuar të grabitjes së Verrattit, në vilën e 'Fenomenit' në Ibiza

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë në pronësi të Ronaldo Nazario dhe kriminelët kanë marrë një pre të rëndësishme

29 Qershor 2022, 21:15 Nga DOSJA
Arrestohen autorët e dyshuar të grabitjes së Verrattit, në

SPANJE - Policia kombëtare spanjole ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy persona të identifikuar si autorë të dyshuar për grabitjen e kryer të dielën në shtëpinë, në pronësi të Ronaldo Nazario, i cili i kishte dhënë me qira për pushime Marco Verrattit, lojtar i PSG-së dhe gruas së tij Xhesika Aidi. 

Arrestimet u kryen në portin e Denias, qyteti bregdetar Alicante nga ku nisen tragetet për në Ishujt Balearik. Dy të dyshuarit kishin marrë tragetin nga Ibiza dhe u kapën pas mbërritjes në kontinent. Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e dy të arrestuarve, apo se ku ndodhen malli i vjedhur.

Hajdutët hynë me lehtësi në vilën Cala Jondal në Ibiza, për shkak të një dritareje që ishte lënë gabimisht e hapur dhe morën një plaçkë të rëndësishme: 10.000 euro para dhe sende me vlerë, bizhuteri, ora dhe diamante të vlerësuara në 3 milionë euro nga Verratti, në ankesën e paraqitur në gardën civile të qytetit të Sant Josep de Sa Talaia në Ibiza.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll