Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Tjetërsim votash në Elbasan, Policia: 6 numëruesit ndryshuan rezultatet

Për korrupsion dhe falsifikim rezultati në 2 qendra votimi në zgjedhjet e 2021, janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë. 

30 Qershor 2022, 09:05 Nga A.B

Zgjedhjet e 25 prillit/ Tjetërsim votash në Elbasan, Policia: 6

ELBASAN- Gjashtë komisionerët e KZAZ 53 në Përrenjas gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kanë ndryshuar tabelat e rezultatit me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore. Kështu deklaron policia e shtetit përmes një reagimi zyrtar. Forcat blu, sqarojnë se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Për korrupsion dhe falsifikim rezultati në 2 qendra votimi në zgjedhjet e 2021, janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihen në pranga 6 shtetas (numërues votash), të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve", për shtetasit:

•E. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas;

•Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;

•D. A., 49 vjeç, banues në Prrenjas;

•E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;

•M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;

•O. A., 40 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan.

arrestohen numeruesit ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll