Art&Argëtim

Armina Mevlani kundër ligjit për abortin: Si t’ia bëjnë ata që janë të varfër?

Mevlani tha se duhet menduar për gratë që ngelin shtatzënë si pasojë e një përdhunimi.

29 Qershor 2022, 22:44 Nga F.M
Armina Mevlani kundër ligjit për abortin: Si t’ia
Armina Mevlani

TIRANË- Armina Mevlani, moderatore në “Goca dhe Gra” ka dalë kundër ligjit për ndalimin e abortit. E pranishme në studion e emisionit, Mevlani tha se duhet menduar për gratë që ngelin shtatzënë si pasojë e një përdhunimi. Ajo gjithashtu ngriti pikëpyetjen se si mund të veprojnë familjen e varfra që nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë.

“Kur Amerika interesohet më shumë për abortin se sa për gratë e përdhunuara që mbetën shtatzënë dhe nuk do të kenë më të drejtën që të dështojnë një fëmijë nga një përdhunues, sepse dhe rastet e përdhunimit janë të shumta. Ka shumë raste, marrim shembullin e varfërisë ekstreme. Po nëse e sjellin në jetë një fëmijë dhe nuk mundësi as ta ushqejnë?! Ndodhi ky incident, por çfarë duhet bërë?”- tha Mevlani.

armina mevlani

Sondazh

Poll