Art&Argëtim

Woody Allen konfirmon se do të xhirojë filmin e 50-të dhe të fundit në Paris

Allen nuk ka dhënë detaje rreth filmit të tij të ri, i cili do të jetë i pesëdhjeti.

29 Qershor 2022, 14:00 Nga j.c
Woody Allen konfirmon se do të xhirojë filmin e 50-të dhe të
Woody Allen

SHBA- Regjisori Woody Allen ka konfirmuar se do të xhirojë një film të ri në Paris këtë vjeshtë. Duke folur me aktorin Alec Baldwin në Instagram Live, Allen, 86 vjeç, paralajmëroi se ky mund te jetë filmi i tij i 50-të dhe i fundit.

“Sapo bëja një film, ai do të dilte në kinematë në të gjithë vendin. Tani ju bëni një film dhe keni disa javë në kinema, ndoshta gjashtë javë ose katër javë, dhe më pas kalon në transmetim ose pay-per-vieë – nuk është kënaqësi për mua”- tha ai.

Sipas People, para ca kohësh ai u përball me reagime negative në Hollyëood pasi vajza e tij e birësuar e akuzoi për abuzim seksual. Allen nuk ka dhënë detaje rreth filmit të tij të ri, i cili do të jetë i pesëdhjeti.

I vlerësuar me katër çmime Oscar, regjisori i "Annie Hall" dhe komedive të tjera ka mohuar vazhdimisht akuzat se ai ka abuzuar me vajzën e tij të adoptuar Dylan Farrow në 1992. Dy filmat më të fundit të Allen “Një ditë me shi në Nju Jork”në 2019 dhe “Festivali i Rifkinit” në Spanjë në 2021  u publikuan të dy gjatë pandemisë. 

woody allen alec baldwin

Sondazh

Poll