Art&Argëtim

Aborti/ Dalina Buzi tregon historinë e saj: Dyshova për shtatzëni, por s’isha gati

Megjithashtë ajo shtoi se beson në rrjedhjen e gjërvae sipas natyrës, por që nuk është dakort me ligjin që ndalon abortin në shumë shtete në SHBA.

29 Qershor 2022, 22:36 Nga F.M
Aborti/ Dalina Buzi tregon historinë e saj: Dyshova për
Goca dhe Gra

TIRANË- Gazetarja Dalina Buzi ka treguar historinë e saj ndërkohë që bota 'vlon' mbi debatet për abortin. E pranishme në studion e emisionit "Goca dhe Gra" ku moderon vetë, Buzi tha se edhe vetë ka pasur dyshime për një shtatzëni dhe ka menduar se një fëmijë i tretë për të do të ishte shumë. Megjithashtë ajo shtoi se beson në rrjedhjen e gjërvae sipas natyrës, por që nuk është dakort me ligjin që ndalon abortin në shumë shtete në SHBA.

"Unë personalisht, për trupin tim kam qenë kundër abortit. Por nuk më ka ndodhur asnjëherë asnjë rast që ta mendoj. Kështu njeriu flet edhe kur nuk i ka ndodhur. Unë kisha disa dyshime para disa kohësh dhe një fëmijë i tretë për mua do të ishte shumë. Megjithatë unë jam prapë me idenë lëre se do të rrjedhë vetë, se kam parë që kur bën fëmijë, gjërat rregullohen vetë. Në 2022, është shumë e lehtë të kryhet aborti. Mund të shkosh në shtetet që e lejojnë. Dhe këto ligje i vendosin disa burra që nuk e dinë çfarë është trupi, nuk e dinë çfarë është zgjedhja. Unë besoj tek e drejta e trupit, sepse besoj që është një vendim aq intim dhe dhjetë burra nuk mund të vendosin për trupin tënd,"- tha Dalina Buzi.

dalina buzi

Sondazh

Poll