Art&Argëtim

VD/"Desh e humba", U aksidentua në Jordani, Arjan Konomi kthehet në shtëpi, i gjithi i fashuar

Në videon e publikuar Arjani duket me krahun e fashuar teksa tregon që pas 5 ditësh të vështira në spital ai duhet të kthehet në shtëpi.

29 Qershor 2022, 11:24 Nga j.c
VD/"Desh e humba", U aksidentua në Jordani, Arjan Konomi kthehet
Arjan Konomi

AMMAN- Opinionisti Arjan Konomi ka njoftuar përmes një videoje në Tik Tok se do të ndërpresë udhëtimin e tij për shkak të aksidentit. Në videon e publikuar Arjani duket me krahun e fashuar teksa tregon që pas 5 ditësh të vështira në spital ai duhet të kthehet në shtëpi edhe pse është i mërzitur pasi në 11 ditët e ardhshme kishte planifikuar të udhëtonte në disa destinacione të reja.

“Ja ku jam në aeroportin Kuinalian të Ammanit. Ka ardhur momenti për tu kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur javën e fundit këtë moment. Kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë mbas aksidentit që më ndodhi që më detyroj të ndërpres udhëtimin të cilin kisha ndërmen ta vazhdoja edhe për vende të tjera shumë interesante të panjohura, ndaj tani shpresoj që gjithaçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë siç e shikoni, dhe shpresoj që mos të kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit. Edhe 11 orë do jem në shtëpi,”-tha ai.

Arjan Konomi, ish-opinionisti i "Përputhen" vetëm disa ditë më parë ka pësuar një aksident teksa ndodhej me pushime në Jordani. Në një postim të bërë në Instagram, Konomi tregon se ka bërë një operacion dhe se ka rrezikuar të humbasë një krah.

arjan konomi

Sondazh

Poll