Art&Argëtim

Burri i Kourtney Kardashian shtrohet në spital, vuan nga sëmundja e rrallë

Barker i rrëfeu Joe Rogan se kishte nevralgji trigeminale gjatë një interviste në vitin 2019.

29 Qershor 2022, 12:47 Nga j.c
Burri i Kourtney Kardashian shtrohet në spital, vuan nga sëmundja e
Travis Baker

SHBA- Bashkëshorti i Kourtney Kardashian, bateristi i Blink-182 Travis Barker vuan nga nevralgjia trigeminale. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, nevralgjia trigeminale është një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës. Shpesh përshkruhet si dhimbje e mprehtë ose si goditje në nofull, dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.

Sipas mediave të huaja, zakonisht ndodh në sulme të shkurtra, të paparashikueshme që mund të zgjasin nga disa sekonda deri në rreth 2 minuta. Sulmet ndalojnë aq befas sa fillojnë. Në shumicën e rasteve, nevralgjia trigeminale prek vetëm njërën anë të fytyrës, me dhimbje që zakonisht ndihet në pjesën e poshtme të fytyrës. Herë pas here dhimbja mund të prekë të dy anët e fytyrës, por jo në të njëjtën kohë.

Barker i rrëfeu Joe Rogan se kishte nevralgji trigeminale gjatë një interviste në vitin 2019. Ndërkohë në mëngjesin e sotëm ai u dërguar për në spital së bashku me bashkëshortën e tij Kourtney Kardashian. Momenti kur ambulanca mbërriti në shtëpinë e tyre u fotografua nga paparacët dhe më pas u bënë menjëhrë virale.  

kourtney kardashian travis barker

Sondazh

Poll