Politike

Përfaqësues të PD, PS e LSI/ Falsifikuan rezultatin për 25 prillin, arrestohen 6 numërues, 2 në kërkim (EMRAT)

Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan.

29 Qershor 2022, 19:56 Nga F.M
Përfaqësues të PD, PS e LSI/ Falsifikuan rezultatin për 25
Zgjedhjet

ELBASAN- Gjashtë persona, numërues në një KZAZ në Librazhd, përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan.

Në qendrën e parë grupi i numërimit ka qenë i përbërë nga Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Oltjon Barjami dhe Eduart Zito, ndërsa në qendrën e dytë, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla.

zgjedhjet 25 prill 2021 arrestohen numeruesit ne elbasan

Sondazh

Poll