Politike

Manipuluan votat! Prokuroria për numëruesit: Rrezikojnë nga 3 deri në 7 vite burg

Në shkresën e Prokurorisë bëhet me dije se manipulimi i votave dënohet me burg deri në 5 vite, por kur kjo vepër penale kryhet nga vetë administruesit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

29 Qershor 2022, 20:33 Nga F.M
Manipuluan votat! Prokuroria për numëruesit: Rrezikojnë nga 3
Prokurororia e Elbasanit

ELBASAN- Tetë numëruesit që akuzohen për manipulim votash në zgjedhjet e 25 prillit 2021 rrezikojnë të dënohen me burg, nga tre deri në shtatë vite. Në shkresën e Prokurorisë bëhet me dije se manipulimi i votave dënohet me burg deri në 5 vite, por kur kjo vepër penale kryhet nga vetë administruesit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

“Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan. Në dëshmi, ata janë shprehur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e lodhjes në punë dhe nuk është bërë me qëllim.

arrestohen numeruesit ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll