Politike

U arrestuan se manipuluan votat në Elbasan, numëruesit: Ndodhi pa dashje, ishim të lodhur

Numëruesit janë shprehur se ndryshimi i numrit të votave ka ardhur si pasojë e lodhjes në punë dhe se nuk ka qenë e qëllimshme.

29 Qershor 2022, 20:14 Nga F.M
U arrestuan se manipuluan votat në Elbasan, numëruesit: Ndodhi pa
Kuti votimi

ELBASAN- Numëruesit e arrestuar për manipulimin e votave në dy qendra votimi në Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit kanë mohuar ta kenë bërë me qëllim këtë gjë. Në dëshminë e dhënë pas arrestimit, numëruesit janë shprehur se ndryshimi i numrit të votave ka ardhur si pasojë e lodhjes në punë dhe se nuk ka qenë e qëllimshme.

"Ndodhi pa dashje, nuk ka qenë e qëllimshme. Ka ardhur si pasojë e lodhjes në punë, gabimet janë bërë nga pakujdesia. S'kishim asnjë interes ta bënim qëllimisht. "- kanë thënë ata.

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan.

arrestohen numeruesit ne elbasan

Sondazh

Poll