Politike

PS kishte katër, kujt i përkasin numëruesit e arrestuar për manipulim votash (NDARJA)

Partia Demokratike kishte dy, ndërsa dy të tjerët përfaqësonin Lëvizjen Socialiste për Integrim.

29 Qershor 2022, 20:24 Nga F.M
PS kishte katër, kujt i përkasin numëruesit e arrestuar për
PS;PD;LSI

ELBASAN- Katër nga tetë numëruesit që akuzohen se kanë manipuluar votat për zgjedhjet e 25 prillit 2021 rezulton të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste. Partia Demokratike kishte dy, ndërsa dy të tjerët përfaqësonin Lëvizjen Socialiste për Integrim.

NDARJA SIPAS PARTIVE:

Partia Socialiste

Ylli Kuka
Oltion Bajrami
Durim Alla
Algert Alla

Partia Demokratike

Erald Karriqi
Erjon Dashi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Eduart Zito
Mili Vasku

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan. Në dëshmi, ata janë shprehur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e lodhjes në punë dhe nuk është bërë me qëllim.

arrestohen numeruesit ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll