Politike

LISTA/ 7 korriku, PD ngre grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet, Topalli në krye të Lezhës

Lista e grupeve të punës fillon me degët e qarkut Tiranë dhe pastaj 11 qarqet e tjera të vendit.

29 Qershor 2022, 17:26 Nga F.M
LISTA/ 7 korriku, PD ngre grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet,
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur dy grupe pune për të nisur punën për protestën e 7 korrikut që është paralajmëruar. Në një njoftim për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo bëri me dije se është bërë miratimi i grupeve të punës, në nivel qarku dhe dege, pas propozimeve të ardhura dhe të diskutuara në mbledhje. Lista e grupeve të punës fillon me degët e qarkut Tiranë dhe pastaj 11 qarqet e tjera të vendit. Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia i është besuar Shkodra, ndërsa Lezha është deleguar në duart e Jozefina Topallit. Në Kukës, në krye të grupit të punës për Kukësin është vendosur Isuf Çela, Oerd Bylykbashi është përgjegjës për Durrësin, Luçiano Boçi është vendosur në Elbasan, në Korfçë Edmond Spaho e në Berat Genc Deromemaj. Luan Baçi, Bujar Leskaj e Tritan Shehu janë vënë në krye të grupeve të punës përkatësisht në Fier, Vlorë e Gjirokastër.

GRUPET E PUNËS NË QARQE PËR ORGANIZIMIN E PROTESTËS

QARKU SHKODËR
BARDH SPAHIA
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Lorenc Luka
Greta Bardeli
Emilja Koliqi
Zefi Hila
Helidon Bushati
Ramadan Likaj
Voltana Ademi
Irena Shestani
Arvit Bushati
Imelda Kraja
Mimoza Rexhvelaj
Prel Gjoni

QARKU LEZHË
JOZEFINA TOPALLI
KRYETARE E GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Elda Hoti
Lindita Metalia
Kastriot Piroli
Agron Gjekmarkaj
Marjana Brunga
Zyrafete Kulla
Albina Deda
Mariglend Doci

QARKU KUKËS
ISUF CELA
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Flamur Hoxha
Faslli Germizi
Nazlie Laci
Feride Rrahmanaj

QARKU DURRËS
OERD BYLYKBASHI
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Fatbardha Kadiu
Jola Hysaj
Floriana Garo
Ferdinand Xhaferraj
Andia Ulliri
Merita Bakiu
Ardian Muka
Arjan Dedej                            
Denion Shengjegji
Dritan Burgia
Lorin Hoxha
Osman Stafa      
Andi Dollapi        
Aulon Kalaja  
Bujar Vukaj
Bledi Kasmi

QARKU ELBASAN
LUCIANO BOCI
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Megi Balliu
Zheni Gjergji
Flutura Acka
Lefter Geshtenja
Dashnor Sula
Ankelita Çela
Ardian Turku
Aurel Bylykbashi
Eliona Gremi
Elior Vila
Klodiana Çapja
Arbjola Halimi
Xheraldo Dashi

QARKU KORÇË
EDMOND SPAHO
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Sorina Koti
Eleina Qirici
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Seladin Jakupllari
Gjergj  Mero
Klara Bici
Ledina Alolli
Arben Miza

QARKU BERAT
GENC DEROMEMAJ
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Kasem Mahmutaj
Tomorr Alizoti
Gentian Mishova

QARKU FIER
LUAN BACI
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Ivi Kaso
Ilda Dhori
Eralda Bano - Tase
Saimir Korreshi
Emiljano Mone
Ibrahim Morina
Myslym Murrizi
Elton Bano

QARKU VLORË
BUJAR LESKAJ
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Ina Zhupa
Arbi Agalliu
Fatjon Veizaj
Alta Azizi Haluca,
Nadire Meçorapaj,
Sara Bodo,
Klodian Muco
Matilda Qurku
Spiro Vaso
Minushe Laze

QARKU GJIROKASTËR
TRITAN SHEHU
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Dasho Aliko

Ndërsa Tirana është ndarë në degë. Në krye të grupit të punës për zonën e parë që ka pesë degë është vendosur Edi Paloka. Zona e dytë ka tetë degë dhe përgjegjës është Agrin Shehaj, e treta me pesë të till aka në krye Belind Këlliçin. Zonat e tjera ndahen mes Albana Vokshit e Flamur Nokës. Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike kujdeset për Vorën, Kamzën, Paskuqanin, Kavajën dhe Rrogozhinën.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

floriana garo partia demokratike

Sondazh

Poll