Politike

Samiti i NATO-s, Berisha: Historik, e bën aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus

29 Qershor 2022, 15:41 Nga F.M
Samiti i NATO-s, Berisha: Historik, e bën aleancën më të
Samiti i NATO-s

Samit Historik!

Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atllantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtet historik për këtë Aleancë.

Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Ai e bënë gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjeter. Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleances për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohrave, nën udheheqjen e SHBA-ve të shndërohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë! #sb

vijon...

Sondazh

Poll