Politike

Berisha e futi në grupin e punës, Korreshi: Na e pretë kostumin, por të na kishit pyetur për masën

Ai shkruan se duhet të ishte pyetur në lidhje me këtë gjë e jo që t’i vendoset emri në një listë pa qenë edhe ai vetë në dijeni.

29 Qershor 2022, 18:25 Nga F.M
Berisha e futi në grupin e punës, Korreshi: Na e pretë kostumin,
Saimir Korreshi

FIER- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi shkruan se nuk është njoftuar që është bërë pjesë e grupit të punës për protestën e 7 korrikut. Në një postim në Facebook, ai shkruan se duhet të ishte pyetur në lidhje me këtë gjë e jo që t’i vendoset emri në një listë pa qenë edhe ai vetë në dijeni.

Postimi i plotë:

“Epo si vajten keto pune. Te nusja hane e pine e te dhendrri gje nuk dine. Po mire qe na prete kostumin po te pakten te na kishit pyetur per masën,”- shkuan ai.

Berisha e futi në grupin e punës, Korreshi: Na e pretë kostumin,
Saimir Korreshi

PD publikoi sot hartën me grupet e punës të ngritura për përgatitjen e protestës së 7 korrikut. Në qarkun e Fierit, Korreshi rezulton të jetë bërë pjesë e grupit të punës që kryesohet nga Luan Baçi.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll