Politike

'Korrupsioni rrezik kombëtar'/ Tabaku: Në Shqipëri mungon vullneti politik për ta luftuar

Tabaku shkruan se mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcënim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën.

29 Qershor 2022, 13:11 Nga A.B
'Korrupsioni rrezik kombëtar'/ Tabaku: Në Shqipëri
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se korrupsioni është kthyer në rrezik kombëtar për Shqipërinë. Përmes një postimi në 'Facebook', Tabaku shkruan se mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcënim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën. Po ashtu, deputetja shkruan se në Shqipëri mungon vullneti politik i mazhorancës për të luftuar korrupsionin. Tabaku shton se nuk i vjen habi që 73.2% e shqiptarëve mendojnë se janë politikanët ata që janë përgjegjës për korrupsionin në vend. 

POSTIMI I TABAKUT:

Korrupsioni rrezik Kombëtar! 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është rrezik për sigurinë në Shqipëri.
Mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcnim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën. Kampioni i intervistave ishte tejet i interesant në shpërndarje, mbi 50% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është rritur ndjeshëm. Lufta kundër korrupsionit nga kjo mazhorancë ka qenë qesharake aq sa mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni do të përkeqësohet apo do jetë shumë më keq se sa viti aktual. Ndonëse qeveria pretendon se nuk është një qeveri pro oligarkëve, 1 n2 3 shqiptarë mendojnë që janë pikërisht oligarkët që promovojnë dhe krijojnë korrupsionin me qeverinë. Ndërkohë që 20% e shqiptarëve mendojnë që është dobësia e demokracisë sonë!

Për një kohë të gjatë kam argumentuar në çdo medium se në Shqipëri mungon vullneti politik i mazhorancës për të luftuar korrupsionin ndaj nuk më bën habi që 73.2% e shqiptarëve mendojnë se janë politikanët që janë përgjegjës për të. Një rezultat që tregon më së miri se si korrupsioni tanimë është i nivele të larta. SPAK duhet të dëshmojë forcën e tij dhe të fitojë bindjen tek qytetarët se është në luftë kundër korrupsionit. Besueshmëria tek ai është e ulët aktualisht por pritshmëritë janë tejet të larta. Ndërkohë që mazhoranca socialiste duhet të kuptojë se nëse thuajse 50% e shqiptarëve nuk shohin transparencë dhe për rrjedhojë korrupsion të lartë vjen sepse kjo mazhorancë nuk miraton komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Sondazhi jep rezultate që shumëkush i ka të qarta por kur këto janë të pasqyruara në shifra nevoja për ndryshim është edhe më e domosdoshme. Aq më tepër kur raporti korrupsionit me krimin e organizuar është në korrelacion të drejtë sipas mbi 60% të shqiptarëve që jetojnë në qytet apo zonat rurale.

jorida tabaku

Sondazh

Poll