Sport

Sponsorët pengesë që Juventus të shlyejë borxhin 116-vjeçar, ndaj klubit më të vjetër në botë

29 Korrik 2019, 12:46 Nga DOSJA
Sponsorët pengesë që Juventus të shlyejë borxhin

ITALI- Klubi i Juventus në borxh prej 116 vitesh me Notts County, sponsorët penges për shyrjen e borxhit.

Bardhezinjtë janë munduar ta shlyen borxhin duke i dhuruar Notts County-t fanellat për sezonin e ri.

Borxhi i “Zonjës së Vjetër” daton që nga viti 1903 kur klubi ndryshoj fanellë pasi në atë kohë Juve ka luajtur me fanella rozë.

Notts County ndodhet në situate shumë të vështirë financiare pasi kanë një borxh në tatime afërsisht 250.000 stërlina. Nottingham Post ka zbuluar se drejtuesit e klubit anglez i kanë kërkuar klubit Italian kthimin e nderit nëpërmjet një letre.

Drejtuesit e Juventus-it janë treguar të gatshëm, ku dhe dërguan një letër në të cilën kërkonin detaje se si t’i transferonin fanellat për sezonin 2019/2020.

Diçka e tillë duket se nuk është e mundur pasi sponsorët kanë reaguar duke mos i lejuar Juves një marrëveshje të tillë.

Notts County ka marrëveshje me Puma-n e cila nuk lejon të vesh marka të tjera, ndërsa klubi i Juves sponsorizohet nga Adidas.

Pronari Alan Hardy ka zbuluar për BBC se klubi është shitur një kompanie daneze me president Alexander e Christoffer Reedtz.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport borxhi i juves juventus notts county zonja e vjeter borxhi i juves juventus notts county zonja e vjeter

Sondazh

Poll