Politike

VD- Rama takohet me Biden, e prek në kurriz e i thotë diçka, presidenti me gojë hapur

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

29 Qershor 2022, 11:39 Nga A.B
VD- Rama takohet me Biden, e prek në kurriz e i thotë diçka,
Edi Rama dhe Joe Biden

SPANJË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Takimi u zhvillua në samitin e NATO-së, i cili po mbahet në Spanjë. 

Vetë kreu i qeverisë ka ndarë video nga momenti kur i afrohet Biden e më pas i komunikon diçka.

“Në Samitin e NATO-s”, shkruan kryeministri Edi Rama në videon e ndarë në rrjetin e tij social 'Facebook'.

Duke e prekur në kurriz, Rama mundi t'i merrte vëmendjen Biden, e më pas t'i thotë diçka. Duke bërë disa hapa së bashku, Biden shihet që ka ngelur i habitur nga ajo që iu tha nga Rama. Enigmë do mbetet fjalia e kryeministrit shqiptar si dhe përgjigjia që iu dha nga Biden. 

Më pas, kreu i qeverisë shihet i shoqëruar me liderë të tjerë që po marrin pjesë në samitin e NATO-s.

 

edi rama samiti i nato ne madrid

Sondazh

Poll