Rama për Teatrin: Mos ngatërroni historinë me muret, godina s’rikuperohet! Debati, politik dhe mediokër
30 Korrik 2019, 09:49Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se debati për Teatrin Kombëtar është një debat i mbyllur për të. Rama tha se nuk duhet të ngatërrohet historia me muret, dhe se sipas tij, trualli që do t’i jepet privatit për ndërtim është një tokë me ferra dhe mbeturina. Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se nëse do të ishte për qeverinë, për të mos krijuar këtë debat, atëherë do e rindërtonte siç është godinën, pasi është e parikuperueshme ajo ekzistuesja.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Deri dje, Xhevahiri i Gerardio Bozios ishte i lidhur me brezin e Komunistëve, sot është monument historik që do të shkojnë për atë për ta parë. Godina e TK nuk është çështje verbërie por realiteti. Është ndëtuar për argëtimin e përkohshëm pas pune, nuk ka qënë për t’u kthyer në Teatër. Ka mbëtur si rezultat i pamundësive. Është degraduar në pikën ku është e parikuperueshme. Nëse godina do të kishte vlerë dhe hapësirat për të pasur teatër nuk do të ishte e mundur të rikonstruktohet, do ta rindërtonim siç është. Madje është përhapur fjala se do të përdoret për zhvillim privat. Nuk është e vërtetë. Do të bëhet jashtë murit të Teatrit. Do të paguanim edhe shumë më pak. Ndërkohë që ne me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond për ta këmbyer me një truall që është mbrapa teatrit që ka ferra dhe mbeturina. Është kot dhe pa asnjë vlerë. Ideja hajde ta lëmë dhe e bëjmë muzë. Po për çfarë? Muzeun do ta kemi brenda Teatrit. Këtu çështja është politike. S’kemi ne asnjë interes për të bërë zhurmë nëse nuk kemi bindjen që e ardhjma ndërtohet sot dhe nuk mund të mos bëjmë diçka që i shërben të ardhmes. Ne jemi zgjedhur që të marrim vendime. Shumica është e qartë, një pjesë nuk janë dakord. Nuk ishin dakord as me stadiumin. Kishin paranoja. Është një nga më të bukurit e Rajonit dhe Europës. Të mbanim muzeun e tullave të Komunales? Nëse do të kishte ndonjë vlerë padiskutim do e ruanim. Nëse do ishte puna për ndërtimin në privat, ne e kishim shumë të lehtë. Do bënim nga e para godinën. Këtu çështja është politike, është mediokritet për të bërë zhurmë. Asnjë centimetër e godinës nuk do të përdoret për privatin.
Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend. Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm. Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij me gazetarët ka folur lidhur me projektet e tij në shëndetësi.Në fjalën e tij, Rama renditi investimet e...
Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka premtuar se kampusi i ri për studentët në Tiranë do të jetë gati brenda mandatit të ri të bashkisë Tiranë.Rama theksoi se përg...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para gazetarëve tha se policia e Shtetit do të modernizohet dhe se do të ulet mosha e punonjësve të policisë. Mbi...
Tiranë-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sezonin e radhës Bypys i Fierit do të jetë i hapur. Ai ka theksuar se është realizuar 40% në rrugën e Arbrit, falë...
TIRANË– Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me aksionin që do të ndërmarrë qeveria kundrejt personave që do të ...
Politike30 Korrik 2019, 09:19
TIRANE– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim që zhvilloi me gazetarët tha se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 është 2.2% më e lartë se aj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është ulur sërish borxhi publik dhe se punësimi është rritur me 1.4%.Edhe pse punësimi është rritur, kryemini...
Tiranë- Bujar Kapexhiu i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai i ka theksuar kryeministrit se duhet t...
KAVAJE- Temperaturat e larta kanë bërë që ish-ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, të deleguarit e Partisë Socialiste në betimin e k...
TEPELENË– Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi është betuar ditën e sotme për mandatin e tretë të qeverisjes lokale. Gjatë betimit ka rënë n...