Sport

Sezon i ri avaz i vjetër, Sarri vazhdon ‘luftën’ me Taren, tekniku i Lazios thumbon shqiptarin për merkaton

Më datë 5 korrik, Lazio do të nisë zyrtarisht grumbullimin për sezonin e ri. Klubi kryeqytetas po përpiqet të krijojë një ekip sipas pritshmërive të trajnerit të tyre, por Maurizio Sarri e di shumë mirë se do të jetë e pamundur ta bëjë këtë para nisjes së grumbullimit.

29 Qershor 2022, 12:42 Nga DOSJA

Sezon i ri avaz i vjetër, Sarri vazhdon ‘luftën’ me Taren,

ITALI- Më datë 5 korrik, Lazio do të nisë zyrtarisht grumbullimin për sezonin e ri. Klubi kryeqytetas po përpiqet të krijojë një ekip sipas pritshmërive të trajnerit të tyre, por Maurizio Sarri e di shumë mirë se do të jetë e pamundur ta bëjë këtë para nisjes së grumbullimit.

Në intervistën e tij për Sky Sport, tekniku italian nuk harroi të thumbonte drejtorin sportiv të klubit Igli Tare sa i përket merkatos.

“Ky është një problem i drejtorit sportiv dhe i shoqërisë, të shohim se çfarë do të zgjedhim në fund. Unë e kam thënë me kohë atë që mendoj”.

E.Ç (Dosja.al)

 

sarri tare

Sondazh

Poll