Politike

LISTA/ 'Shqipëria ka qumështin me të shtrenjtë', Panariti: Stallat kanë ngelur pa lopë

Panariti shprehet se çmimet e vendit tonë janë më të shtrenjta se vendet e Bashkimit Europian

29 Qershor 2022, 10:55 Nga A.B
LISTA/ 'Shqipëria ka qumështin me të shtrenjtë',
Edmond Panariti

TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas debatit të gjerë publik, lidhur me zhdukjen e shumë krerëve të gjedhëve dhe lopëve nga stallat e fermerëve shqiptarë. Ai shprehet se çmimet e vendit tonë janë më të shtrenjta se vendet e Bashkimit Europian. Ai ka bashkangjitur çmimin e shitjes së një litër qumështi në Shqipëri me vendet e tjera. 

POSTIMI I PANARITIT:

Lexo mirë sot … një litër qumësht në treg, për të kuptuar stallat bosh të lopëve nesër! Lexo për të kuptuar përse qumështi rrjedh nga lart – poshtë dhe jo ashtu siç duhet dhe e meriton nga poshtë – lart. Më poshtë po rendis çmimet për ç’do litër qumësht në tregun e Open Ballkan dhe në disa vende të tregut të Bashkimit Evropian. Çmimet janë në dollarë për të kuptuar më mirë krahasimin mes vendeve.

1 litër qumësht në Shqipëri… 1.16 dollarë

Kosovë……………………………… 1.05

Serbi………………………………….. 0.9

Mal i Zi……………………………….. 0.9

Bosnjë………………………………… 0.78
Hungari………………………………. 0.7

Çeki…………………………………….. 0.8

Poloni………………………………….. 0.64

Spanjë…………………………………. 0.85

dhe lista vazhdon…. në bazën statistikore prestigjioze të dhënave Numbeo.. Arsyet i dimë, i njohim, por nuk duam ti shohim! Pak para për fermën dhe shumë taksa për prodhuesin, tashmë të gjunjëzuar.

edmond panariti

Sondazh

Poll