Politike

Protesta e 7 korrikut, PD sjell risinë, hapet selia dhe foltorja për shqiptarët. Ja kush flet sot

Sot është bërë me dije se në prag të protestës të 7 Korrikut Partia Demokratike do të hapë dyert e selisë dhe foltoren e saj për qytetarët.

29 Qershor 2022, 09:54 Nga k.m.
Protesta e 7 korrikut, PD sjell risinë, hapet selia dhe foltorja për
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike prej kohësh ka paralajmëruar një protestë më 7 korrik, ndaj ka vendosur që ta nisë më një risi tubimin e parë me Sali Berishën në krye. Sot është bërë me dije se në prag të protestës të 7 Korrikut Partia Demokratike do të hapë dyert e selisë dhe foltoren e saj për qytetarët.

NJOFTIM PER SHTYP:

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët. Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh. Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe. Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së. ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT

protesta 7 korrik 2022

Sondazh

Poll