Politike

Flamuri shqiptar në Madrid/ 'Mburret' Rama: Thuaje që s'është më i bukur i pari. Komentuesit: Është në fund

Rama ka ndarë një foto nga holli i Pallatit Mbretëror, duke treguar renditjen e flamurëve të shteteve pjesmarrëse

29 Qershor 2022, 08:22 Nga A.B
Flamuri shqiptar në Madrid/ 'Mburret' Rama: Thuaje që
Edi Rama

SPANJË- Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet sot dhe nesër në Madrid. Ai ka ndarë një foto nga holli i Pallatit Mbretëror, duke treguar renditjen e flamurëve të shteteve pjesmarrëse. Sipas kryeministrit, flamuri shqiptar është i pari. 

'Hajde thuaj po deshe që s'është më i bukuri ky i pari'- shkruan Rama përkah fotos në Facebook. 

Mirëpo sipas komentuesve, flamuri shqiptar është në fund e jo në fillim siç Rama mburret. Ata ia bëjnë me dije në komente, se po flamuri shqiptar është shumë i bukur mirëpo në këtë rast është në fund. 

Flamuri shqiptar në Madrid/ 'Mburret' Rama: Thuaje që

Siç shihet dhe në fotot e ndara nga mediat spanjolle, në momentin që të ftuarit vijnë, flamuri i parë që shohin është ai i BE-së. Në këtë foto është Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, e cila është ftuar nga mbretërit. 

Flamuri shqiptar në Madrid/ 'Mburret' Rama: Thuaje që

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.

samiti i natos ne madrid

Sondazh

Poll