Kolonitë e karkalecave dëmtojnë prodhimin në Divjakë, fermerët të pashpresë: Do spërkatje nga ajri!
Kolonitë e karkalecave FIER- Prodhuesit e shaqirit në Sopëz kanë një muaj e gjysëm që po luftojnë karkalecin, por p...
Pas këqyrjes dhe hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendit të ngjarjes, Policia e Beratit ka zyrtarizuar tashmë edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit.
BERAT- Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident, Policia e Shtetit jep versionin e saj përfundimtar lidhur me fajtorin e ngjarjes. Pas këqyrjes dhe hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendit të ngjarjes, Policia e Beratit ka zyrtarizuar tashmë edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit.
25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj dhe djali i saj 6-vjeç, Samueli përfunduan në lumin Osum, pasi mjeti që nëna drejtonte humbi kontrollin. Sipas Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, shkak për aksidentin tragjik është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtueses. Lajmi është bërë i ditur nga Specialisti i qarkullimit rrugor në DVP Berat dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore, inxhinieri Lorenc Tanushi.
Në një prononcim për mediat, Tanushi ka pohuar se humbja e kontrollit të mjetit është shoqëruar edhe me mungesën e përvojës, pasi 25-vjeçarja kishte pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një drejtuese e re në timon.
“Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas, një karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj, të pajisur me leje drejtimi. Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është një aks problematik dhe me risk pasi ka shumë fluks mjetesh, si pjesë kryesore e segmentit rrugor nacional Lushnje-Skrapar,”-ka thënë Tanushi.
Po ashtu, Tanushi ka konfirmuar se në këtë aks rrugor, që nga policia është cilësuar si aks me risk të lartë, Policia Rrugore ka përqendruar shërbimet e saj policore çdo ditë me tre turne dhe ky segment është monitoruar prej tyre në mënyrë të vazhdueshme.
Kolonitë e karkalecave FIER- Prodhuesit e shaqirit në Sopëz kanë një muaj e gjysëm që po luftojnë karkalecin, por p...
Energji elektrike TIRANË- Ditën e sotme kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në Tiranë. Shkak i mungesës së energj...
Qytetaret ne vape TIRANË- Dhjetëra qytetarë po presin ditën e sotme në radhë në qendrën e konsultave ne QSUT, ...
Foto ilustruese Temperaturat e larta dhe ndryshimi i herëpashershëm i ambienteve bën që njerëzit të jenë më delikat...
Arma TIRANË- Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi është kapur me armë pa ...
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin e rrugës kombëtar Prrenjas -Librazhd,...
Qenushi MILANO- Qeni inuhatës i parave "Grisby" ka zbuluar brenda një vile të një çifti nga Bergamo miliona euro, diamante dhe s...
Foto ilustruese KUKËS- Një 46-vjeçar italian, i cili është identifikuar me inicialet S.P., është proceduar penalisht.&...
Foto ilustruese Me dhjetëra hektarë me misër në fshatin Sektor Seman, Fier, rrezikojnë të thahen. Shkak, sipas fermer&eu...
Foto ilustruese KUKËS- Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësore në Shkod&...