Aktualitet

Dëmtohet rrjeti elektrik, disa zona të Tiranës mbeten pa drita

Shkak i mungesës së energjisë është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik.

29 Qershor 2022, 14:04 Nga A.B
Dëmtohet rrjeti elektrik, disa zona të Tiranës mbeten pa drita
Energji elektrike

TIRANË- Ditën e sotme kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në Tiranë. Shkak i mungesës së energjisë është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik.

OSHEE njofton se nga dëmtimi i disa fiderave të NST Traktora nga punimet e një subjekti publik, kanë mbetur pa energji disa zonat: Qesarakë, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri”, “Riza Cerova”, “Kongresi i Manastirit”, zona pranë gjimnazit “Çajupi”, rrugët “11 Shkurti”, “Bardhyl”, “Hoxha Tahsim”, zona “Kodra e Priftit”, rruga “Sitki Çiço”, Shkozë dhe zona pranë Freskut. Ndërkohë, po punohet për të riparuar rrjetin e dëmtuar.

oshee

Sondazh

Poll